Luljeta Ndoka


Rezultatet e provimeve te Matures Shteterore mund edhe te ndryshojne, nese vertetohet se ka pasur ndonje gabim gjate korrigjimit te tyre, apo se korrigjuesit nuk jane treguar shume objektive. Burime nga Agjencia Qendrore e Vleresimit te Arritjeve thone se, nje nga ndryshimet qe pritet te behet kete vit dhe qe ka shume rendesi, eshte pikerisht procedura e animimit te maturanteve, te pakenaqur me rezultatin.


Rezultati


Sivjet do t'i kushtohet shume rendesi procedures se animimit te maturantit dhe verifikimit nese ai ka te drejte. Nje gje e tille eshte premtuar jo vetem nga drejtori i AVA-s Edmond Lulja, por edhe nga specialistet e Ministrise se Arsimit, te cilet deklaruan pak kohe me pare se ne rregulloren e Matures Shteterore 2009, pritet qe kjo pike, te marre shume rendesi. Ne fakt, edhe gjate procesit te Matures Shteterore te viteve te kaluara kesaj pike i kushtohej rendesi, por vetem formalisht. Keshtu, deklaratat dhe interpretimet e rregullores se Matures Shteterore ishin paradoksale. Nga njera ane specialistet deklaronin se maturantet mund te benin ankesa, ndersa nga ana tjeter komentonin se, rregullorja nuk e parashikonte rivleresimin e testeve. Keshtu, maturantet e pakenaqur kesaj here nuk kane pse ta terheqin testin e tyre kot, kundrejt 400 lekeve. Sipas premtimeve qe bejne specialistet e Ministrise se Arsimit, nese rezulton se ankesa e maturantit ka qene e drejte, atehere rezultati do t'i ndryshohet, ashtu sic e meriton, ne saje te verifikimeve te komisionit te posacem.


Koeficientet


Njekohesisht ndryshime do te pesojne edhe koeficientet qe do te jene ne proces te perllogaritjes se pikeve per kandidatet fitues. Konkretisht do te rishihen me me perparesi ato koeficiente te shkollave te profilizuara, qe gjate vitit te shkuar shfaqen probleme te shumta e qe shkaktuan dhe protesta te maturanteve. Ekspertet kane pohuar se gjate ketij viti eshte menduar se, ne procesin e detajimit te koeficienteve jo vetem te degeve, por dhe ato te shkollave te mesme, te marrin pjese dhe perfaqesi te maturanteve per te siguruar keshtu nje proces sa me transparent. Perkundrejt kesaj do te vijohet dhe me procesin e keshillimit te karrieres, ku maturantet do te vizitojne fakultetet per te marre ndihmen e duhur, ne detajimin e degeve ku duan te studiojne dhe ku disponojne aftesite e duhura. Sikurse behet e ditur edhe sivjet provimet e matures do te ndahen ne dy faza pergatitore dhe perzgjedhese, te cilat do te identifikohen nepermjet plotesimit te formulareve. Faza e pare do te shoqerohet me plotesimin e formularit A-1, qe ka te beje me perzgjedhjen e dy lendeve qe maturantet do te duan te japin, per pranimet ne universitete gjate vitit te ardhshem akademik. Ky formular do te plotesohet ne ambientet e shkollave te mesme, ku pervec listimit te dy lendeve me zgjedhje, do te duhet te plotesoje dhe gjeneralitet perkatese saktesisht. Per te mos hasur probleme dhe per te plotesuar ne menyren e duhur kete formular (qe te shmanget skualifikimi), maturantet do te kene ne ndihme dhe nje person te specializuar per proceduren e aplikimeve.


Maturat e kaluara, rezultati nuk ndryshohej


Edhe pse rregullorja e Matures Shteterore e parashikonte ne procedurat e saj, animimin e maturanteve si dhe terheqjen e testeve nga maturantet qe pretendojne per korrigjim jo te drejte, rezultati nuk ndryshohej. Kjo, edhe pse pretendimi i maturantit mund te rezultonte i drejte. Ministria e Arsimit u sugjeronte maturanteve vazhdimisht qe te terhiqnin kopjen e testit te tyre kundrejt 400 lekeve, dhe me pas te paraqisnin pretendimet e tyre. "Nese nuk do te kete rivleresim, atehere nuk kemi pse t'i terheqim testet kot", ishte qendrimi i shumices se maturanteve te pakenaqur me rezultatin. Keshtu, duket se ajo pjese e rregullores se Matures Shteterore, ishte formuluar vetem me qellim qe t'u shuhej kurioziteti maturanteve se, ne c'pike kishin caluar pergjigjet e tyre. Sigurisht, edhe per te perfituar shume prej 400 lekesh per cdo test.