Mediat italiane njoftojnë se ish trajneri i Juventusit, Antonio Conte, zyrtarisht është emëruar trajner i kombëtares së Italisë.

45 vjeçari italian, në këtë detyrë do të zëvendësojë të larguarin Cesare Prandelli, i cili dha dorëheqjen pas dështimit me këtë kombëtare në kampionatin botëror që u mbajt në Brazil.

Conte nënshkroi kontratë 2-vjeҫare me federatën italiane dhe do të udhëheq skuadrën italiane në Euro 2016. 

(d.d/BalkanWeb)