Tirane 21 tetor 2011 NOA/ Arjola Ymeraj- Ceshtja e heqjes se imunitetit eshte rikthyer serish ne vemendjen e politikes shqiptare kete here per heqjen e tij ka apeluar kryediplomati amerikan ne vendin tone Alexander Arvizu dhe Kryeministri Berisha vetem dy dite pas konferences per reformimin e sistemit te imuniteteve te zyrtareve te larte.

Deklarata e ambasadorit amerikan u leshua ne ceremonine festive te organizuar per suksesin e Programit te Pragut te Korporates se Sfides se Mijevjecarit ne Shqiperi ku tha se privilegjet e imunitetit nuk duhet te ekzistojne per asnje zyrtar.

Askush nuk duhet te kete imunitet qe korrupsioni te mbetet i pandeshkuar. SHBA ndihmon ne luften kunder korrupsionit por nuk duhen lejuar privilegjet e imunitetit. Lufta kunder korrupsionit ne Shqiperi duhet te vazhdoje dhe imuniteti eshte pengese u shpreh ambasadori amerikan.

Nderkaq i pranishem ne kete ceremoni ishte edhe Kryeministri i vendit Sali Berisha i cili ne fjalen e tij tha se eshte i hapur per cdo variant qe lidhet me heqjen e imunitetit.

Kryeministri ftoi serish opoziten qe te lene menjane kundershtite dhe te dy palet te punojne ne pikat ku bashkohen.

Ne kete drejtim Kryeministri permendi nismen per heqjen e imunitetit te zyrtareve per te cilen theksoi se mazhoranca ne parlament eshte e gatshme te votoje secilin opsion te ofruar ne kete aspekt te mbeshtetura edhe nga ekspertet nderkombetare.

Le te heqim dore nga kushtet per hequr imunitetin tone por le te heqim imunitetin sa me shpejt si deshmi te pergjegjesise sone ndaj qytetareve shqiptare dhe atij parimi te madh qe eshte barazia para ligjit. Ndaj ne kete fushe besoj se nese i leme kondicionalitetet ne mund te japim frytet e para te nje bashkepunimi me nje interes shume te madh per te sotmen dhe te ardhmen e vendit pasi lufta kunder korrupsionit eshte kushti themelor per zbatimin e reformave dhe suksesin e tyre tha Kryeministri Berisha.



Nderkaq dy dite me pare Prokurorja e Pergjithshme Ina Rama ne fjalen e mbajtur ne konferencen e per reformimin e sistemit te imuniteteve te zyrtareve te larte tha se institucionet nderkombetare ne vijimesi kane shprehur shqetesim per kete fakt.

Sipas saj imuniteti qe gezojne kjo kategori e caktuar e zyrtareve te larte dhe gjyqtaret eshte i panevojshem eshte pengues per hetimin e rasteve te korrupsionit ndaj tyre dhe se eshte e domosdoshme te behen ndryshime kushtetuese per heqjen dhe kufizimin e

tij.

Ajo theksoi se duhet te tejkalohen diskutimet nese eshte i nevojshem kufizimi i imuniteteve dhe te kalohet ne diskutimin mbi menyrat konkrete se si duhen realizuar keto ndryshime.

Vleresoj te drejte propozimin per te bere ndryshime ne Kushtetute per shfuqizimin imunitetit te Anetareve te Keshillit te Ministrave te Avokatit te Popullit te Anetareve te Komisionit Qendror te Zgjedhjeve dhe te Kryetarit te Kontrollit te Larte te Shtetit. Gjithashtu vleresoj te drejte dhe te bazuar propozimin per shfuqizimin e mbrojtjes se deputeteve nga ndjekja penale duke pranuar idene e nje imuniteti te kufizuar i cili jep garanci ne lidhje me mosndjekjen penalisht per fjalen qe thone dhe vendimet qe marrin per shkak te detyres si deputete por gjithashtu jep garanci ne raport me arrestin dhe kontrollin personal te tyre u shpreh Kryeprokurorja.

a.y/NOA