TIRANË - Policia e Shtetit ka bërë publike datat e testimit me shkrim për kandidatët për Shkollën e Policisë që janë regjistruar në Tiranë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit kanë bërë të ditur gjithashtu se, të gjithë kandidatët duhet të vijnë në datën 18 mars 2014 për tu njohur me procedurat e konkursit.
 
KUSH DO TË FUTET NË TESTIN ME SHKRIM NË 18 MAR
SSipas Policisë së Shtetit, në datën 18 Mars 2014 do të zhvillohet dhe testimi me shkrim i kandidatëve të përcaktuar për këtë datë sikurse ishte njoftuar më parë, përkatësisht:
në grupin e parë kandidatët me kodin e aplikantit 1-1230 Qarku Tiranë.
në grupin e dytë kandidatët me kodin e aplikantit 1231-2460 Qarku Tiranë.
 
Me qëllim dhënien e udhëzimeve të nevojshme mbi procesin e konkurrimit për Shkollën Bazë të Policisë, si dhe procesin e testimit me shkrim, që do të zhvillohet në datat 18-21 mars 2014, do të zhvillohet një takim me të gjithë kandidatët që kanë aplikuar për të ndjekur studimet pranë kësaj shkolle.
 
Takimi me të gjithë aplikantët do të zhvillohet më datë 18 mars 2014, në orën 10:30, në ambientet e Pallatit të Kongreseve, ku të gjithë konkurrentët nga të gjitha qarqet duhet të jenë të pranishëm për t’u informuar mbi procesin.
 
Po ashtu aplikantët do të ndjekin dhe ceremoninë që do të zhvillohet në kuadër të fillimit të  procesit të testimit të Shkollës Bazë të Policisë “Për patrullë të përgjithshme”.
 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)