Arabia Saudite njoftoi se është gati të prodhojë më shumë naftë nëse
konsumatorët kanë nevojë për të me synimin për të ndihmuar në lehtësimin e
krizës së energjisë, që ka shkaktuar trazira shoqërore dhe ekonomike në gjithë
botën.



Ministri saudit i naftës
Ali al-Naimi tha se mbretëria mund të prodhojë edhe dy milionë e gjysëm fuçi në
ditë në se kjo kërkohet nga konsumatorët. Arabia Saudite është eksportuesja më
e madhe e naftës në botë.



Kjo ofertë e ministrit
al-Naimi është pjesë e një plani më të gjerë të Mbretit saudit Abdullah, të
cilin ai e paraqiti sot në Xheda në një takim të nivelit të lartë të thirrur
për të diskutuar krizën për energji me pjesëmarrjen e prodhuesve dhe
konsumatorëve kryesor të naftës.



Mbreti saudit u zotua të
japë një miliardë dollarë për të ndihmuar vendet e varfëra që të përballen me
çmimet e larta të karburantit.



Udhëheqësi saudit tha se
spekullimet dhe taksat e larta të karburantit po ngrenë çmimet. Mbreti Abdullah
tha se Arabia Saudite e ka rritur prodhimin me 200 mijë fuçi në 9 presje 7
milionë në ditë. //rd//