Te tjera rreth shkrimit FOTO Rama Ina Rama profesioniste Berisha Hetim Ina Rames





TIRANE - Njeriu me i fuqishem i momentit kryeprokurorja Ina Rama qe prej nje viti eshte shnderuar ne drejtuesin e institucioneve me te sulmuar nga qeveria ka rritur masat e sigurise ne banesen ku ajo tashme jeton me bashkeshortin Agronin dhe dy vajzat. Apartamenti qe ndodhet ne katin e fundit te nje pallati te firmes Orion Construction ne rrugen e Kosovareve
prane kopleksit Dinamo ruhet nga tre grupe te Gardes se Republikes nderkohe qe kater efektive te ketij reparti shoqerojne eskorten e kryeprokurores Ina Rama kudo ku ajo shkon. Nga nje vezhgim ne terren ne dy apartamentet gazeta Shqiptarja.com hedh drite mbi masat e sigurise qe Garda e Republikes ka ndermare per ruajtjes fizike te familjes se kryeprokurores Ina Rama e cila per ironi te fatit prej nje viti akuzon drejperdrejt drejtuesit e Gardes se kane vrare me dashje shtetasit Ziver Veizi Faik Myrtaj Hekuran Deda dhe Aleks Nikaj. Cdo mik apo mysafir qe kerkon te shkoje per vizite tek apartamenti i kryeprokurores qe ndodhet buze fushes sportive te kompleksit Dinamo si fillim duhet te mare ok nga efektivi I gardes qe qendron ne hyrje te pallatit dhe parkimit nentokesor. Pikerisht ne pallatin ku banon kryeprokurorja jane te dislokuara me qendrim pa nderprerje tre grupe duke mbuluar me sherbim roje te treja turnet mengjesin mbremjen dhe orarin e mesnates. Cdo grup perbehet nga dy efektive te gardes te cilet mbajne ne mbikqyrje cdo person qe hyn dhe del nga pallati. Hyrja e pallatit perbehet nga dy pika ndalimi ku e para ndodhet ne fillim te rruges ne te cilen eshte vendosur nje kabine vendroje ndersa 30 metra nga kjo eshte e vendosur nje tjeter ndalim ne te cilin qendron duke vrojtuar nje efektiv I gardes qe quhet Miti Kozma. Menjehere ai jep urdher te ndalosh duke bere disa pyetje se ku duam te shkojme dhe se cilin nga banoret jemi duke kerkuar ne pallatin e permendur me lart. Por sapo i tregon arsyen e vizites gardisti Kozma fillon dhe tregon masat e marra per ruajtjen fizike te numrit nje te akuzes Ina Rama dhe familjes se saj.
Une prej disa kohesh jam vendosur me urdher nga kreret e gardes te sherbej prane pallatit te kryeprokurores. Kam sherbyer shume vite ne ushtri por tani qe jam ne moshe te thyer besoj se kete pune e bej shume mire. Ne kemi per detyre vetem ruajtjen e pallatit ku banon familja e kryeprokurores si dhe verifikimin e personave qe sjane te pa autorizuar te hyjne ne kete pallat- thote Kozma. Me tej efektivi i gardes shton se vetem tek pallati jane tre grupe qe bejne sherbim 24 ore per ruajtjen e sigurise nderkohe qe nje efektiv tjeter shoqeron dy vajzat e kryeprokurores ne shkolle dhe me pas ai i merr serish duke i shoqeruar per ne banese.

LEJA NGA AGRONI
Per ne shtepine e kryeprokurores Ina Rama jane drejtuar dhe tre specialiste elektrike te cilet dje kishin lene takim me bashkeshortin e kryeprokures Rama pasi do kryenin punime ne sistemin elektrik te apartamentit ku banon familja Rama. Tre elektricistet ku mes te cileve njeri pretendonte se ishte mik i familjes Rama garantonte punonjesin e gardes qe te mos shqetesohej duke shtuar se ishin persona te sigurt dhe qe nuk mund te sjellin probleme.
Por pavaresisht nga kjo punonjesi i gardes kembengulte se duhet te komunikonte me Agronin dhe me pas te ndizte driten jeshile per te hyre ne apartament. Si i ri dhe me i shkathet njeri nga elektricistet qe pretendonte se ishte mik i familjes
Rama telefonoi i pari bashkeshortin e kryeprokurores. Alo Agron jam ketu poshte tek pallati pikerisht ne kete moment efektivi i gardes i ka kerkuar celularin per te folur drejtperdrejt me Agron Nuredinin.
Po punonjesi i sherbimit jam mund ti lejoj te hyne. Pas kesaj pyetje nga ana tjeter e telefonit ka erdhur dhe pergjigjja qe lejonte tre elektricistet te hynin ne apartamentin e kryeprokurores me qellim kryerjen e punimeve ne sistemin elektrik te baneses.

MUNDESIA E INCIDENTEVE
Pas largimit te tre punonjesve gardisti Miti Kozma na tregon se pavaresisht situatave qe kane ndodhur ne asnje rast nuk eshte
regjistruar asnje incident ndaj kryeprokurores Rama. Si ne kete shtepi ashtu dhe tek apartamenti tjeter ku banonte kryeprokurorja ne rrugen Bogdani. Gjithcka ketu dokumentohetmadje edhe qetesia pasi ne regjister shenohen te gjitha zhvillimet e
dites duke filluar nga makina qe hyn apo del e para nga garazhi i pallatit e deri tek personat qe ngjisin shkallet e apartamentit. Kjo detyre eshte e percaktuar me ligj per Garden e Republikes e cila ka si qellim ruajtjen e personaliteteve te larta te shtetit-thote efektivi i gardes Miti Kozma.


SHTEPIA NE KATIN E FUNDIT
Apartamenti i kryeprokurores Ina Rama ndodhet ne katin e fundit te pallatit Orion Construction. Pamja
e apartamentit prej rreth 190 metra katror ndodhet nga fusha e kompleksit sportiv Dinamo gje e cila dhuron nje panorame piktoreske duke e pare nga lart. Banesa eshte blere nga kryeprokurorja dy vite me pare blerje kjo qe mesohet se ka ardhur si rezultat i marrjes se nje kredie prej 150 milione leke te vjetra sic ka thene te formulari I deklarimit te pasurise. Pas rikonstruksionit kryeprokurorja se bashku me familjen e saj jane zhvendosur ne banesen e re duke i dhene fund jeteses tek apartamenti qe ndodhej ne rrugen Bogdani ne te cilin numri nje i akuzes jetonte me qera.

aq/shqiptarja.com