Në Angli, dy të rinj janë burgosur me akuzat se kanë përdorur rrjetin social Facebook për të nxitur trazirat që ndodhën në javën e kaluar në Angli.


Autoritetet thanë se Xhordan Blakshav, 20 vjeç dhe Perri Sutklif-Kenan, 22 vjeç janë dënuar me katër vjet burg të martën.


Policia tha se ata përdoren Facebookun që të “organizojnë dhe orkestrojnë” trazirat nga shtëpit e tyre.


Pesë persona është raportuar se janë vrarë gjatë trazirave në Londër dhe në qytete të tjera. (rel)