Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një prej anëtarëve të bandës së Admir Tafilit, i cili ishte i shpallur në kërkim. Ditën e djeshme, 9 maj, policia kufitare ka arrestuar në Qafë Thanë Klajdi Shermadhi, 25 vjeç nga Elbasani.
“Ndalimi i tij, u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë të Krimeve të Rënda, nr 892 datë 02.02.2016, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg”, si i dyshuar për veprën penale: “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje” parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.
Por, në muajin shkrut, Prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim grupin e Admir Tafilit, të akuzuar për vrasje me pagesë, ku Klajdi Shermadhi, akuzohet për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”dhe “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”.
Klajdi Shermadhi, së bashku me Kristi Pinen, Alfred Tafilaj, Ardian Ozuni dhe Alfred Qefalia në bashkëpunim midis tyre kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim mbetur në tentativë” të shtetasit Edmond Cakmashi”, ngjarje e ndodhur në dt. 05.11.2013.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter