U denua ne Itali me Dondollakun dhe Begon dhe 13 shqiptare te tjere trafikonin droge per llogari te il professore Bares




Arrestohet nga policia e kryeqytetit nje nga anetaret e Bandes se Lushnjes Alxhi Nallbani i njohur ndryshe me pseudonimin Xhili. I shumekerkuar nga autoritetet e drejtesise ne Itali anetari i bandes se Bares i cili njihet dhe si kusheri i ketij te fundit prej kohesh fshihej ne Shqiperi me sakte ne zonen e ish-Bllokut. Pasi ra ne gjurmet e tij fale edhe ndihmes se pergjimeve dhe autoriteteve italiane policia e Tiranes ve ne pranga Alxhi Nalbanin i cili eshte denuar ne Itali per vepren penale te trafikut te droges me 14 vite burg. Operacioni per arrestimin e tij mesohet te jete zhvilluar ne oret e vona te pasdites se djeshme ne zonen e ish-bllokut perkatesisht ne katin e 3-te te nje pallati. Policia kryeqytetase ka vene ne pranga shtetasin Alxhi Nallbani i dyshuar per lidhje me mafien italiane dhe prej kohesh ne kerkim nga autoritetet. Kane qene pergjimet telefonike dhe ambientale te dy paleve shqiptare dhe asaj italiane qe cuan policine ne gjurmet e 33-vjecarit dhe realizimin e arrestimit te Nallbanit i njohur ndryshe me pseudonimin Xhili.



Kush eshte Xhili


Alxhi Nallbani njihet si nga personat me aktive ne trafikimin e droges per llogari te bandes se drejtuar nga Aldo Bare. Drejtesia italiane konkretisht gjykata e Torinos pasi faktoi aktivitetin e tyre kriminal denoi Xhilin dhe pjese tjeter te bandes me afro 200 vjet burg dhe 214 mije euro gjobe. Ky ka qene denimi per 15 prej anetareve te se quajtures Banda e Lushnjes nga gjyqtari italian dr. Edmondo Pio i cili i ka cilesuar te pandehurit si nje organizate e strukturuar ne trafikun nderkombetar te narkotikeve e cila paraqiste rrezikshmeri te larte per vendin fqinj. Mes te denuarve bejne pjese edhe Enver Dondollaku Edmond Bega e Renardo Nallbani te cilesuar si njerezit e afert te kapos se organizates Aldo Bare i identifikuar me nofken il professore. Por gjykata e Torinos nuk eshte mjaftuar vetem me denimet e renda me burg dhe gjobat e majme per te pandehurit ajo ka vendosur debimin e tyre nga territori italian sapo te kene mbaruar vuajtjen e denimit. Vendimi eshte dhene me 26 prill 2007 dhe nga 27 te akuzuar per pjesen e pare te dosjes se hartuar nga Seksioni i Shtate i Antidroges se Torinos u gjykuan vetem 15 prej tyre. Pjesa me e madhe e te pandehurve kane marre denime shume te renda qe variojne nga 17 vjet burg deri ne 20 vjet burg. Akuza ne ngarkim te tyre ka qene krijimi i organizates kriminale pjesemarrje ne konsumimin e veprave penale ne bashkepunim trafikim lendesh narkotike ne sasi te medha dhe krime te tjera me te lehta. Denimet me te renda jane dhene per drejtuesit kryesore te bandes dhe organizatoret e trafikimit te qindrave kilograme heroine drejt Gadishullit Apenin. Kapot e celulave te Bandes se Lushnjes qe kishin ndare ne dy pjese Italiane Enver Dondollaku dhe Edmond Bego jane denuar respektivisht me 16 vjet e 8 muaj burg dhe 18 vjet e 5 muaj burg. Por denime te renda jane dhene dhe per disa nga pjesetaret me aktive te organizates te cilet kane kryer transferimin e ngarkesave te droges ne terren. Klajdi Laze dhe Renardo Nallbani jane denuar me nga 20 vjet ndersa Alxhi Nallbani Aleksander Dhima e Andrea Papa jane denuar nga 19 vjet burg deri ne 17 vjet burg. Per pese prej te pandehurve plus denimeve te renda me burgim jane vendosur dhe gjoba qe ne total kapin nje shume prej 214 mije eurosh. Terheq vemendjen gjoba prej 80 mije eurosh vendosur ndaj Leka Kostes. Per Halit Kuken dhe Besim Muhon jane vendosur gjoba respektivisht ne 40 mije euro dhe 30 mije euro.