roshi


Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, është arrestuar.


Arrestimi ka ardhur pas kërkesës së Prokurorisë.


Gjykata e Tiranës e ka pranuar këtë kërkesë dhe ka urdhëruar arrestimin e tij.


Rroshi akuzohet nga Prokuroria se ka shkelur ligjin e dekriminalizimit, duke mos deklaruar se ka qenë i dënuar më parë në Itali.


Më 1 qershor, Prokuroria nisi hetimet kryesisht për Elvis Rroshin.


Sipas akuzës, Rroshi dyshohej se ka kryer veprën penale të falsifikimit të dokumentave në procesin e plotësimit të formularit të vetëdeklarimit për dekriminalizimin.


Sipas nenin 190 të Kodit Penal, kjo vepër dënohet me burg, nga 6 muaj, deri në 4 vite burg.