Policia e Elbasanit ka vënë në pranga një prej anëtarëve të bandës së Admir Tafilit, i cili ishte i shpallur në kërkim. Ditën e djeshme policia kufitare ka arrestuar në Qafë Thanë Klajdi Shermadhi, 25 vjeç nga Elbasani.


Ndalimi i tij, u bë në bazë të urdhërit të Prokurorisë të Krimeve të Rënda, nr 892 datë 02.02.2016, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë Arrest me burg, si i dyshuar për veprën penale: Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje parashikuar nga neni 80 i Kodit Penal, thuhet në njoftimin e policisë.


Por, në muajin shkurt, Prokuroria mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim grupin e Admir Tafilit, të akuzuar për vrasje me pagesë, ku Klajdi Shermadhi, akuzohet për Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativëdhe Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit.