fdggfjghkhjMarinari egjiptian Adel Mohamed Salam që rrëmbeu peshkarexhën shqiptare "Çelepia 2", së bashku me kapitenin e saj Dhimitër Malja, 54 vjeç dhe marinarin nga Durrësi, Luan Mema, është arrestuar nga autoritetet egjiptiane.

Arrestimi i tij është bërë për llogari të Interpol Tiranës.

Peshkarexha e rrëmbyer "Çelepia 2" është gjetur në portin e Aleksandrisë në Egjipt, por fati i dy shqiptarëve nuk dihet ende.

Më herët egjiptiani kishte kërcënuar se do t'i mbyste shqiptarët nëse nuk i jepnin 70 mijë euro.