Charlotte, 10 Prill NOA – Policia në Charlotte, në veri të Kalifornisë, nuk i është dashur aspak të vizatojë një identikit të të dyshuarit: ka mjaftuar ajo çka kishte lënë ai vetë.


Siti The Smoking Gun ka përcjellë foton sinjifikative të Jonathan Huntley, 25 vjeç dhe të bluzës së tij: një t-shirt e personalizuar me fytyrën e tij të stampuar mbi të.


Dhe, për ironi të fatit, fotoja e stampuar në bluzë është shumë e ngjashme me atë të cilën autoritetet e prezantuan për hajdutin e dyshimtë pasi e arrestuan atë.


Sipas një rindërtimi të ngjarjes, Huntley është futur në një apartament në Charlotte dhe aksidentalisht ka harruar bluzën e tij.


Për policinë ka qenë tepër i letë identifikimi i tij: djali u akuzua për dhunim banese dhe vjedhje.


Në këtë ngjarje nuk është kapur ende bashkëpunëtori i tij, ku me sa është bërë e ditur në lidhje me atë nuk ka asnjë të dhënë.


r.b/NOA


Lajme të ngjashmeKanosi me çifte bashkëmoshatarin, arrestohet 20-vjeçariKapet me 30 gr kanabis, arrestohet në flagrancë 37-vjeçariKapet në Rinas Marin Koka, i kërkuar për vrasjen e dy personaveDhunë në familje, djali rreh babanë, burri kërcënon gruanShpërndante drogë në shkollë, arrestohet në flagrancë 37 vjeçari


Lidhje: arrestohet, harron, paraqitje, t-shirt