Bashëshortja e futbollistit Wayne Rooney, i cili u arrestua para pak ditësh pasi u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur ka telefonuar pronaren e mjetit, Laura Simpson.


Ajo më pyeti se cfarë ka ndodhur. Dukej e shqetësuar për faktin se ne kemi qenë në një klub nate dhe pastaj jemi larguar së bashku me makinën time, tha vajza që ishte me yllin anglez për The Sun.


Coleen Rooney është shtatzënë dhe ky rast e ka prekur shumë saqë ka telefonuar 29-vjecaren. Dihet se ka qenë në Spanjë dhe është kthyer sapo ka dëgjuar se bashkëshorti është kapur nga policia pasi ishte në gjendje të dehur dhe i jepte makinës së dikujt tjetër.


Sipas mediave të huaja, Laura është një vajzë e pasur që i shkruan meshkujve të famshëm që të qëndrojnë me të duke i paguar me 6 mijë paund cdo muaj. Dyshohet se ajo është e dashura e futbollistit por asgjë nuk është sqaruar ndërsa ai vazhdon të jetë në burg deri në seancën e rradhës.


/oranews.tv/


Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter