/ /






TIRANE - Interpoli arreston ne Itali nje prej anetareve te bandes se Nikles te denuar ne mungese nga Gjykata e Krimeve te Renda me 10 vjet burg per vjedhje me arme te kryer ne bashkepunim. Policia e Shtetit njoftoi dje arrestimin e Edmond Sines 34 vjec ne Bolonja. Pas arrestimit sipas policise ndaj ketij shtetasi pritet te fillojne procedurat e ekstradimit. Gjykata e per Krimet e Renda Tirane me vendim te dates 18 shkurt 2008 e ka denuar Sinen me 10 vjet burg nderkohe qe edhe pas apelimit eshte lene ne fuqi i njejti vendim me 22 tetor te vitit 2008. Sipas vendimit te gjykates eshte provuar se Edmond Sina si pjesetar i organizates prej 7 anetaresh eshte



perfshire ne vetem nje prej 11 ngjarjeve te kryera nga banda ne periudhen 1998-2005 ate te grabitjes se nje furgoni ne vendin e njohur si Nish Tulla 3 ne Tirane. Ngjarja per te cilen akuzohet Sina ishte pershkruar mjaft mire edhe ne ditarin e nje tjetri anetar te bandes Kreshnik Berishes i cili eshte i denuar me 17 vjet burg. Ishte ky ditar te cilin prokuroria e sekuestroi si nje prove mjaft te rendesishme dhe qe fundosi anetaret e bandes se Nikles duke iu dhene te gjitheve ne total 87 vjet burg. Sipas vendimit te gjykates Edmond Sina ne bashkepunim me nje tjeter anetar te bandes me 21 prill 1998 rreth ores 2100 ne afersi te vendit te quajtur Bregu i Lumit te Nish Tulla 3 i kane vjedhur me arme furgonin Bardhyl Medollit. Ai ishte i shoqeruar nga kunati i tij Shpend Bylykbashi motra e tij Majlinda Bylykbashi dhe dy femijet e vegjel te tyre. Nen kercenimin e armeve pasi kane plackitur pasagjeret ata i kane detyruar te zbresin dhe u kane vjedhur edhe furgonin. Ndersa pjesa tjeter e bandes akuzohen edhe per pengmarrje gjobevenie tentative vrasjeje dhe mbajtje armesh pa leje. Gjykata ka shpallur fajtor 7 anetaret e bandes se Nikles per keto akuza duke i denuar me 16 vjet burg Flamur Haken 17 vjet Petrit Lleshin po aq Kreshnik Berishen me nga 11 vjet Agron Tafanin dhe Mustafa Xheken. Edmond Sinen gjykata e denoi me 10 vjet burg ndersa i fundit i grupit Ervin Belba u denua me 5 vjet heqje lirie. Sipas policise tashme kane nisur procedurat e ekstradimit per Edmon Sinen qe deri dje ishte ne listen e personave ne kerkim nderkombetar.