Shoferi i nje anetari te Kryesise se Kuvendit te Kosoves, u arrestua dje ne Serbi. Lajmin e konfirmoi zedhenesi i Policise se Kosoves, Veton Elshani. Ai tha se shoferi u prangos ne Nish te Serbise, pasi ne veture kishte gjysme kilogrami heroine. Policia Serbe e Nishit, me heret kishte njoftuar se dite me pare police te departamentit te Nishit kane arrestuar tre persona: nje serb dhe dy shqiptare te Kosoves. Dyshohej se njeri nga te arrestuarit ishte shoferi i nje anetarit te Kryesise se Kuvendit te Kosoves.


Kryetari i Kuvendit te Kosoves, Jakup Krasniqi, nuk e mohoi qe i arrestuari te jete shofer i nje anetari te Kryesise se Kuvendit, por shtoi se pergjegjesine e kane vet anetaret e Kryesise, te cilet i punesojne shoferet e tyre, jashte proceduarve te administrates se Kuvendit. "Ju e dini se anetaret e Kryesise kur kane ardhur ne detyrat e tyre kane sjelle dhe shoqerite tyre, qe kane qene jashte administrates se Kuvendit dhe nese duhet dikush te jap pergjegjesi per kete, duhet te jap anetari i Kryesise dhe shoferi, i cili dyshohet se eshte burgosur ne Nish", ka theksuar Krasniqi.