Nga Express më 24 qershor 2011 në ora 19:00

Sipas të përditshmes angleze Daily Mail, Arsenali ka vazhduar bisedimet me Velez Sarsfieldin për mesfushorin Ricardo Alvarez.



Diskutimet ishin ndërprerë në maj, kur Arsenali refuzoi të përmbushë kërkesën e presidentit të Velezit, Fernando Raffiani, i cili vlerësonte Alvarezin në 11 milionë funte.



Mesfushori ofensiv ka zgjuar interesim nga klube të mëdha evropiane, duke përfshirë Interin, Romën dhe Sevillën. Mirëpo, Arsenali besohet se është favorit për sigurimin e shërbimeve të tij.