Arsenali ka mbrojtur veten për veprimet e bëra gjatë afatit kalimtar të verës. Menaxheri Arsene Wenger shiti golashënuesin më të mirë të ekipit nga sezoni i kaluar, Robin van Persie në Manchester United kurse mesfushori Alex Song iu bashkua Barcelonës.

Strategu francez ka përforcuar skuadrën me dyshen sulmuese Olivier Giroud dhe Lukas Podolski si dhe mesfushorin Santi Cazorla.

Por, Arsenali u kritikua për mosangazhimin e ndonjë përforcimi tjetër në ditën e fundit të afatit kalimtar të premten. Megjithatë një burim brenda klubit tha për ESPN: “Jemi të kënaqur me futbollistët që kemi në dispozicion. Skuadra është e fuqishme”.