Ekipi anglez nga veriu i Londrës ka mposhtur ekipin turk Fenerbahçe me rezultatin 3 me 0. Arsenali që nga fillimi i ndeshjes e diktoi takimin por që nuk arriti t'i konkretizojë, ndërsa pjesa e parë përfundoi me rezultatin e bardhë 0 me 0.


Me të filluar pjesa e dytë e takimit Arsenali uvërsul drejt sulmit dhe arriti të shënojë që në minutën e 51-të përmes Gibbs,pas një aksioni shumë të mirë të dyshes Ramsey i cili e plasoi një top shumë të mirë te ëalcott i cili asistoi më pas të mbrojtësi Gibbs i cili shënoi golin e parë për Arsenalin në Champions League.


Golin e dytë Arsenali e arriti në min.64, të cilin e shënoi një nga lojtarët më të mirë të topçinjve në këtë takim, Ramsey i cili pas një goditje nga distanca e dërgoi topin në rrjetën e Demirel. Ndërsa golin e e tretë dhe të fundit në këtë takim e shënoi sulmuesi Oliver Giroud përmes pikës së bardhë në min. e 77, pasi në zonën e rreptësisë së Fenerit në mënyrë të palejueshme u ndalua ëalcott, nga çeku Kadlec.


Çka vlen të theksohet se Arsenali pothuaj tashmë mund të thuhet se veç ka siguruar pjesëmarrjen në fazën grupore në Champions League, e që për Arsenalin është viti i 16 radhazi që e bën këtë gjë.