Arsenali eshte duke e rrezikuar seriozisht kualifkimin ne fazen e eliminimit direkt te Liges se Kampioneve pas humbjes se pesuar nga Braga ne transferte ndersa Shakhtari eshte lideri i ri ne Grupin H pas triumfit te larte ndaj Partizanit midis Beogradit.


Arsenali ka pasur posedimin ne top gjate gjithe takimit por rastet munguan ndersa Braga nga tre goditje ne porte arriti te shenoje dy here.


Te dy golat i shenoi Matheus 83 dhe 90 per humbjen katastrofale te Arsenalit.


Nga ana tjeter Partizani e konfirmoi edhe njehere se nuk eshte per rangun me te larte te futbollit evropian pasi qe u lejua te mposhtet me rezultat 3-0 ne shtepi nga Shakhtari.


Nje xhiro pa perfunduar faza grupore ne Grupin H Shakhtari i prin tabeles me 12 pike tre me shume se Arsenali dhe Braga.


Braga ne xhiron e fundit takohet me Partizanin ndersa Shakhtari e pret Arsenalin ne Ukraine. Ne rast se Arsenali mposht Shakhtarin dhe Braga e ben te njejten gje me Partizanin atehere Shkahtari do te eliminohet. Topcinjve tani per tu kualifikuar nuk u nevojitet asnje rezultat tjeter pos fitores.