Arsene Wenger ka deklaruar se zyrtarët e UEFA-së me të cilët ai ka folur po ashtu ishin "tronditur" nga kartoni i kuq i sulmuesit të Arsenalit, Robin van Persie, të marrë në ndeshjen e mbrëmshme kundër Barcelonës.


“Si mund ta vrisni lojën e futbollit ashtu? Persona të ndryshëm mund të jenë të pakënaqur. Ata që e duan Arsenalin dhe ata që e duan futbollin. Është e vështirë për të kuptuar prirjet e tij (arbitrit Busacca)”.


“Çdokush që ka luajtur futboll në një nivel, nuk mund të kuptojë se si ky vendim merren në këtë nivel. Është e pamundur. Kjo ka shkatërruar ndeshjen premtuese dhe fantastike të futbollit. Për çfarë? Nëse ka qenë për një ndërhyrje të keqe, do të kisha rënë dakort”.


“Sinqerisht ishte turpëruese nëse e doni këtë ndeshje. Kam folur me persona të UEFA dhe ata po ashtu kanë qenë të tronditur. Nëse jeni neutral kurrë nuk mund ta kuptoni një vendim të tillë”, ka thënë Wenger.