Partia Socialiste organizoi tryezën e radhës me ekspertë për cështjet e arsimit, që sipas opozitës ka degraduar në një masivizëm galopant pa pikë standardi.



Duke folur nga kjo tryezë, kryetari i socialistëve, Edi Rama kritikoi edhe njëherë sistemin arsimor shqiptar duke deklaruar se pajis me diploma “të pavlefshme” të rinjtë shqiptarë. Sipas zotit Rama, licencat për universitetet private janë lëshuar pa kriter.

“Deformimet e sistemit arsimor privat deformojnë edhe atë publik dhe licencat e universiteteve private janë dhënë pa kriter. Gjendemi pranë një fryme masivizmi pa standarde”, tha Rama.

Sipas opozitës, arsimi dhe institucionet e tij duhet të ArsimiBerisha: 'Ismail Qemali' modeli i shkollave në 2013
Dyqani-shkollë në DrithasRama: Vëmendja jonë tek arsimi transformohen në institucione të drejpërdrejta që pajisin me dije, dhe jo në institucione që pajisin me diploma. Rama kritikoi qeverinë edhe për atë që e quajti gjendje të mjerueshme të universitetit të sporteve, ku për 8 vite, sipas tij, qeveria nuk ka kryer asnjë investim.

Tryeza e PS-së zhvillohet në kuadër të programit të opozitës “Për një Rilindje Kombëtare” ku synohet përthithja e ideve dhe mendimeve të specialistëve në fusha të ndryshme për t’i materializuar ato në rast fitoreje në zgjedhjet e 2013-ës.