Kryeministri Sali Berisha ka kerkuar qe Ministria e Arsimit dhe e Punes te bashkepunojne ngushte per te ndermarre hapa konkrete per rritjen e numrit te nxenesve qe frekuentojne arsimin profesional, por edhe per cilesine e mesimdhenies ne keto institucione.

"Gjendja e arsimit profesional le te per deshiruar.Ne shohim se ka nje shifer prej 22 perqind te nxenesve qe ndjekin kete lloj arsimi, kur objektivi yne eshte se paku 40 perqind", u shpreh Berisha.

Gjate 2008 por edhe 2009, IPT ka dhene nga 7 milion euro per zhvillimin dhe reformimin e arsimit profesional. Shefi i Delegacionit te Komisionit Europian, Helmut Lohan tha se arsimi profesional eshte nje pike kryesore per ekonomine, ndaj Shqiperia duhet te nderrmare reforma konkrete ne kete sektor.

Ministri i Arsimit, Fatos Beja tha se eshte punuar per ndryshimin e ligjit per arsimin profesional, ne menyre qe keta nxenes te kene mundesi te vazhdojne edhe arsimin e larte.Zoti Beja tha se gjate tre viteve te ardhshme do te ndertohen 6 shkolla qe do t'i sherbejne arsimit profesional.