Korniza e kualifikimeve si sistemi universitar. Ofron tre nivele dhe pergatit per tregun e punes





Gati nje vit pas miratimit te ligjit per arsimin profesional Ministria e Arsimit dhe Shkences e sheh te nevojshme te nderhyje serish. Jane nje sere perkufizimesh e detajesh te ligjit te meparshem te cilat nuk kane gjetur zbatim ne sistemin arsimor.





E per kete arsye MASH e ka pare te nevojshme te nderhyje per te bere rregullimet e duhura. shte viti i pare qe ky ligj aplikohet ne sistemin arsimor shqiptar ndersa pritet qe ky ligj te aplikohet ne sistemin arsimor per nente vite.





Ndryshimet e miratuara nga Keshilli i Ministrave kane te bejne me llojet e niveleve dhe kohezgjatjen e arsimit dhe formimit profesional. Keshtu ka ndryshuar neni 6 i ligjit te meparshem ne te cilin shkruhej se Arsimi dhe formimi profesional perbehet nga arsimi profesional arsimi i mesem teknik formimi profesional dhe forma te tjera te arsimit dhe formimit profesional qe percaktohen me ligj.





Ky nen ka ndryshuar teresisht. Sipas ndryshimeve te bera se fundmi ne ligjin per Kornizen Shqiptare te Kualifikimeve arsimi profesional baze i nivelit te pare i orientuar sipas drejtimeve te gjera kryhet fill pas perfundimit te arsimit baze shkolles 9-vjecare dhe zgjat dy vjet.





Ne perfundim te ketij niveli arsimor nxenesi pajiset me nje certifikate te pergatitjes baze profesionale. Kjo i jep te drejten atij te kaloje ne nivelin e dyte te formimit profesional ose te hyje ne tregun e punes. Me tej personat qe jane pajisur me nje certifikate te tille mund te ndjekin nivelin e dyte te arsimit profesional i cili zgjat nje vit shkollor.





Kete lloj kualifikimi mund ta kryejne vetem ata qe zoterojne nje certifikate te nivelit te pare te arsimit profesional dhe jo kandidatet qe kane certifikata te kualifikimeve te tjera.





Pas perfundimit te ketij kualifikimi njevjecar nxenesi pajiset me certifikate te pergatitjes profesionale. Sipas ligjit te ri ata nxenes qe arrijne ne kete pike kane dy mundesi zgjedhjeje kualifikimin e metejshem ne nivelin e trete ose te hyjne ne tregun e punes me njohurite qe kane pervetesuar.





Pas kesaj faze te dyte ligji parashikon edhe nje faze te trete kualifikimi. Ku mund te aplikojne ata qe kane nje diplome te nivelit te dyte. Arsimi i mesem profesional teknik menaxheria i nivelit te trete i orientuar sipas profileve profesionale me kohezgjatje nje vit shkollor kryhet pas perfundimit te nivelit te dyte struktura 2-1-1 ose dy vite shkollore pas perfundimit te nivelit te dyte struktura 2-2.





Ne raste te vecanta kohezgjatja kater vite pas perfundimit te arsimit baze. Ky niveli arsimor perfundon me certifikaten e teknikut ose menaxherit ne profesionin perkates si dhe me diplomen e matures shteterore profesionale dhe lejon kalimin ne tregun e punes dhe ne arsimin tretesor.





Formula e arsimit profesional e perdorur ne kete rast eshte e ngjashme me ate te arsimit te larte ne te cilin aplikohen tre nivele studimi Bachelor Niveli i Dyte master shkencor dhe profesional dhe Niveli i Trete Doktoratura. Ne te dyja raste institucionet pergjegjes per arsimin sigurojne se certifikatat e leshuar ne secilin nivel jane te mjaftueshme per tu pozicionuar ne tregun e punes.





Por pavaresisht ketyre garancive skepticizmi i studenteve duket se eshte me i forte. Kjo pasi pjesa me e madhe e studenteve qe perfundojne nivelin e pare te arsimit Bachelor kerkojne te kryejne ciklin e dyte te studimeve.





Me argumentin e vetem se diploma Bachelor nuk eshte e mjaftueshme per tregun e punes. Dhe ketij tregu pune tashme i shtohen edhe studentet qe perfundojne nivelet e arsimit profesional.

Arsimi profesional pas se mesmes





Arsimi profesional pas perfundimit te shkolles se mesme jouniversitar publike dhe private zgjat nje deri dy vite shkollore. Kete lloj arsimimi munda ta kryejne vetem ata persona qe kane perfunduar arsimin e mesem profesional nivelin e trete ose gjimnazin. Ne perfundim te tij ofrohet certifikate e kualifikimit profesional ne profesionin perkates dhe mundesohet kalimi ne tregun e punes.





Ne rastet kur programi zgjat dy vite shkollore dhe grumbullohen 120 kredite europiane ECTS nxenesi perfundon me marrjen e diplomes profesionale ne fushen e arsimit te kryer. Kjo diplome mundeson kalimin e krediteve ne studimet universitare te ciklit te pare ne fushen e arsimit profesional perkates.





Formimi profesional





Formimi profesional publik ose privat fillon pas perfundimit te arsimit baze dhe ofrohet ne qendrat e formimit profesional. Ky program zgjat deri ne dy vite shkollore. Ai realizohet nepermjet kurseve te formimi riformimit si dhe te kurseve-ure te riaftesimit profesional ne mbeshtetje te rihyrjes dhe te kalimit nga nje profesion ne nje tjeter. Formimi profesional ofron certifikate te kualifikimit profesional.