TIRANË- Në emisionin Art Shopping në NEWS24, të drejtuar nga kritiku i artit Abaz Hado po organizohet një ankand i vecantë bamirësie me dy vepra të piktores së njohur Safo Marko, bashkëshortja e shkrimtarit të njohur Petro Marko, e cila momentalisht po kalon një sëmundje të rëndë

Ky është një ankand jo i thjeshtë, jo i zakonshëm, por një ankand special, sepse është një ankand bamirësie, një ankand patriotic”,- tha Hado gjatë emisionit.

Nëpërmjet këtij ankandi që do të zgjasë për dy javë në emisioniet Art Shopping të mërkurës dhe të presmtes në NEWS24 në orën 10 e 50 min i bëhet thirrje të gjithë biznesmenëve dhe dashamirësve të artit të bëhen pjesë e këtij ankandi për blerjen e këtyre pikturave, të ardhurat e të cilave do t’i kalojë familjes Marko për t’i mundësuar piktores shërbimin shëndetësor të nevojshëm, por edhe për t’i siguruar mjetet bazë të jetesës

Safo Marko është një nga artistet e njohura shqiptare, krijimitari e së cilës i ka dhënë asaj një vend të rëndësishëm në koleksionin e galerisë kombëtare të arteve dhe në historinë e artit shqiptar.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)