KINË- Edhe shkopinjtë prej druri mund të kthehet në penela ... ose pothuajse. 

Ishte ideja gjeniale e një artisteje kineze Red Hong Yi, e cila për një muaj ka mbledhur 64 mijë shkopinj druri që përdoren për të ngrënë ushqimin kinez dhe ka formuar me to portretin e Jackie Chan: aktor i famshëm në botë, artist luftarak, ambientalist, dhe mbi të gjitha, një nga fytyrat më të njohura ndërkombëtarisht të Kinës. 

Procesi është shumë i thjeshtë: tufa e shkopinjsh të lidhura së bashku dhe të varura në një strukturë ... por rezultati është me të vërtetë mahnitës. 


(a.n/BalkanWeb)