Ambasadori i SHBA-së Aleksandër Arvizu ka kërkuar luftë pa kompromis kundër korrupsionit në vendin tonë. Duke folur në ceremoninë e organizuar në përfundim të projektit “sfida e mijëvjeçarit”, ambasadori Arvizu deklaroi se korrupsioni mbetet një problem që ka nevojë për shumë reforma për t`u eliminuar.

 


“Ne kemi folur shumë për korrupsionin dhe gjithashtu u përmend edhe në progress raportin e BE-së të publikuar javën e shkuar. Duke iu referuar këtij raporti them që partitë ta shohin këtë në mënyrë se si të shkojë përpara agjenda e integrimit” ka theksuar Arvizu.

Ai ka theksuar se nuk duhet lejuar që asnjë zyrtar I lartë të përfitojë nga privilegjet që i jep imuniteti.

“Askush të mos përfitojë nga imuniteti për të dalë mbi ligjin”, është shprehur ambasadori i SHBA në Tiranë.