Nga Express më 27 dhjetor 2010 në ora 11:50

Ndihmësi i Josip Kuzes, Dzemal Mustedanagiç ka folur për eksperiencën e tij me Kombëtaren shqiptare. Trajneri boshnjak ka thënë se të gjithë janë të kënaqur me punën e Josip Kuzes.



“Kuze po e bën mirë punën e tij dhe të gjithë janë të kënaqur. Askund nuk kam parë që futbollistët të jenë aq të afërt me trajnerin sikurse në Tiranë”, ka thënë Mustedanagiç për mediat kroate të dielën.



Dzemal Mustedanagiç ka udhëhequr Shqipërinë në barazimin kundër Bosnjës (1:1) dhe humbjen ndaj Bjellorusisë (2:0) në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2012, pasi Josip Kuze kishte pësuar gjakderdhje në tru.