Themeluesi i WikiLeaks Julian Assange është një hap më pranë dëbimit nga ambasada ekuadoriane në Londër, pasi presidenti i këtij vendi, Lenin Moreno tha se bilbili i internetit duhet “përfundimisht” të largohet nga objekti.


“Po, vërtet po, por largimi i tij duhet të bëhet përmes dialogut”, tha presidenti ekuadorian të premten duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari nëse Assange do të duhet të largohet.


“Për një person që të qëndrojë i mbyllur në atë mënyrë për aq kohë është e barabartë me shkeljen e të drejtave të njeriut”, tha Moreno. Ai shtoi se Ekuadori dëshiron të sigurohet që asgjë nuk e “rrezikon” jetën e Assange.


Lajmi erdhi pas raportimeve të mëparshme se themeluesi i portalit që nxori skandalet e gjithë botës, do t’i dorëzohej autoriteteve britanike. Marrëdhëniet e Assange me zyrtarët ekuadorianë u dukën gjithnjë e më të ftohta, me vendin, i cili i dha atij azil dhe shtetësi, që mori aktin ekstrem duke i prerë atij lidhjen me internet në muajin mars.


Arsyeja zyrtare pas masës ishte ndalimi i Assange nga “ndërhyrja në punët e shteteve të tjera sovrane”, tha në atë kohë Ekuadori. Përpjekjet për të nxjerrë jashtë loje një urdhër arresti kundër Assange nga Britania e Madhe dështuan. Informatori frikësohet se mund të përballet me ekstradimin në SHBA për shkak të dokumenteve të bëra publike prej tij.


Kujtojmë se në vitin 2010, WikiLeaks publikoi një material të klasifikuar sekret të ushtrisë amerikane me titull “Vrasje kolaterale”. Ai paraqiste një helikopter të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke hapur zjarr mbi një numër njerëzish dhe duke vrarë 12 vetë, përfshirë dy punonjës të Reuters dhe plagosjen e dy fëmijëve.


Aktivistë të shumtë dhe grupe të të drejtave të njeriut kanë kërkuar lirimin e Assange. Në vitin 2016, një panel i OKB-së gjithashtu konstatoi se qëndrimi i Assange në ambasadë i ngjan një “arrestimi arbitrar”, por asgjë nuk ka ndryshuar që atëherë.


Arsyeja për ndryshimin e qëndrimit të Ekuadorit ndaj palës paditëse është e paqartë, por “presioni është konkret, mbase nga Shtetet e Bashkuara”, beson aktivisti i të drejtave të njeriut Peter Tatchell.


“Perspektiva e presidentit për heqjen e mbrojtjes me shtetësi dhe azil, është një punë shumë e madhe, një hap shumë i madh për të shfuqizuar të drejtën për të mbrojtur një qytetar të Ekuadorit”, tha Tatchell për RT.


Aktivisti i të drejtave tha se themeluesi i WikiLeaks është në fakt një “hero” i cili hedh dritë mbi qeverinë dhe abuzimet ushtarake, dhe sigurisht nuk e meriton prokurorinë dhe një mandat burgu. Megjithatë, Uashingtoni thjesht “do hakmarrje” për faktin se WikiLeaks shkaktoi një gjullurdi në të gjithë botën dhe nxiu imazhin e Amerikës.


27 korrik 2018 (gazeta-Shqip.com)