Të paktën 25 persona, mes të cilëve 15 fëmijë, u vranë sot gjatë një atentati me auto-bombë kundër milicisë shiite të Ansaruallahut në qendër të Jemenit.

15 fëmijët u vranë kur autobusi i tyre u përfshi nga një atentat që ndodhi në Rada, në provincën e Baidas.

Në qendër të atentatit ishte shtëpia e Abdullah Idriss, një nga krerët e milicisë shiite.

Grupi i rebelëve "Houthis" ka fajësuar "Al Kaedën" për sulmin në zonën Rada të provincës Bajdah.

Rebelët shiitë kanë bërë përparime ushtarake në muajt e fundit, duke marrë kontrollin e kryeqytetit Sana dhe disa zona strategjike./Start/E.SH/