TIRANE- Gjenden gjurme papilare shenja gishterinjsh ne pakon me tritol te vendosur poshte makines se Aleksander Gocaj si dhe sekuestrohet telefoni dhe karta e celularit prej nga do aktivizohej shperthimi i 400 grame tritol.

Keto prova pritet te ndihmojne prokurorine dhe policine ne zbardhjen e autoreve te krimit te cilet ne nje kohe fare te shkurter kane arritur ti bejne dy atentate mafioze hasmit te tyre 37-vjecarit Aleksander Gocaj. Pavaresisht se ky i fundit ka arritur tia hedhe ne dy rastet vetem me nje plumb ne shpatull ne atentatin tek Komuna e Parisit te bere ndaj tij mbeti e vdekur aksidentalisht 25 vjecaria Megi Jakici.

Nga veprimet paraprake rreth kesaj ceshtje eshte arritur te zbulohet se lenda eksplozive u gjet nga personi i cili ia shiti kete automjet AdaThacit rreth 15 dite me pare dhe qe te henen kjo e fundit e kishte kontaktuar per tja kthyer mbrapsht mjetin.

Automjeti ishte blere vetem 15 dite me pare dhe autoret kane planifikuar se me ate automjet mund te levizte Gocaj pas daljes nga spitali ndaj dhe kane zgjedhur nje menyre te tille per eleminimin fizik te tij. Fatmiresisht mjeti nuk ka levizur prej vendit ku ishte parkuar prej 7 ditesh.
sg/shqiptarja.com