ATHINË- Kanë vazhduar sërish protestat e punonjësve të Bashkisë në Athinë, të cilët kundërshtojnë planet e qeverisë për shkurtimin e shpenzimeve, duke bërë që ata të humbasin vendet e punës.

Punonjësit tentuan të hyjnë në zyrat e Kreut të Bashkisë, ku u përplasën me forcat e policisë. Situata ishte mjaft e tensionuar në momentet kur kryebashkiaku u përball me protestuesit të cilët prej ditësh kanë uzurpuar zyrat e bashkisë.

Protesta pati edhe në rrugët e Athinës, ku qindra punonjës kërkuan rinovimin e kontratave të përkohshme të punës. Këto të fundit nuk po rinovohen me qëllim reduktimin e forcës punëtore në sektorin shtetëror, e rrjedhimisht zvogëlimin e shpenzimeve në buxhetin e shtetit.

E ndërkohë, po sot zyrtarët e FMN dhe Komisionit Europian ishin sot në Athinë për takime me ministrin grek të financave në kuadër të një ekipi që inspekton progresin e autoriteteve greke në reformat ekonomike që ka ndërmarrë qeveria Papandreu.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)