Prishtine 11 dhjetor NOA - Kompania
prestigjioze nderkombetare e specializuar per auditim dhe konsulence biznesi Grant
Thornton e cila ka bere auditimin e pasqyrave financiare te Aeroportit
Nderkombetare te Prishtines Adem Jashari per vitin 2009 ka dhene opinion
pozitiv per pasqyrat financiare te kompanise.



Kjo gje raportohet nga burimet zyrtare te
ketij aeroporti sipas te cileve kjo gje ndodh per here te pare ne keto 10 vitet e fundi pasi ne te
gjitha auditimet e meparshme nuk eshte dhene opinion fare.





Kjo paraqet nje te arritur te madhe per
kompanine e cila deri ne vitin 2008 akuzohej per leshime te medha teknike ne mbarevajtjen
financiare kontrollin e pasurise projektimin implementimin dhe mbajtjen e
kontrollit te brendshem ne shpenzimin e parase mbajtjen e pasqyrave
financiare ne programe lehtesisht te manipulueshme si Excel etj citojne
burimet zyrtare te Aeroportit te Prishtines.



Sipas tyre auditivi eshte ndermarre ne
perputhje me standardet nderkombetare mbi auditimin.



Keto standarde kerkojne qe tiu bindemi
kerkesave etike dhe te planifikojme dhe kryejme auditimin per tu siguruar qe
pasqyrat financiare jane te liruara nga paraqitje te gabuara materiale.
Procedurat e perzgjedhura varen nga vleresimi i auditorit perfshire vleresimin
e rrezikut te paraqitjeve te gabuara materiale te pasqyrave financiare qofte
per shkak mashtrimesh apo gabimesh.



Ne besojme se deshmite e marra nga auditimi
jane te mjaftueshme dhe pershtatshme per ti siguruar bazat e nje mendimi te
auditimit tone thuhet ne raportin e kompanise Grant Thorton.



n.e/NOA