Prishtinë, 19 gusht -  Austria me aktivitete konkrete përkrah perspektivën evropiane të Kosovës u tha gjatë takimit të ministrit të  Integrimit Evropian të  Kosovës, Besim Beqaj dhe Kristijan Siegell, i ngarkuar me punë në Ambasadën e Republikës së Austrisë në Kosovë.
Gjatë takimit u bisedua lidhur me thellimin e mëtejm të bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe Austrisë, duke u përqendruar në aktivitete konkrete në proceset e integrimit evropian të Kosovës .
Zoti Siegell theksoi se Austria përkrah procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe angazhohet për perspektivën evropiane të vendit tonë.
Gjatë takimit gjithashtu u bë fjalë edhe për marrëveshjen për ripranim të cilën duhet ta nënshkruajnë Kosova dhe Austria.