Në një intervistë për gazetën “Die Standard”, ministri austriak i Mbrojtjes, Norbert Darabosch deklaroi se Austria është shtet sovran, që vendos vetë se ku do t’i dërgojë ushtarët e saj.Ai shtoi se Austria është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi në një vend tjetër, duke përfshirë këtu edhe Ballkanin. Ndërsa, për momentin në Afganistan gjenden vetëm tre oficerë austriakë.     Darabosch theksoi se vendi i tij do ta zmadhojë praninë në Bosnje-Hercegovinë nga 150 në 230 ushtarë dhe oficerë duke kompensuar tërheqjen e ushtarëve nga vendet e tjera.