Austria nuk ka ndërmend të bëjë asnjë lëshim para presionit të fuqishëm të SHBA-së për dërgimin e një kontingjenti ushtarak në Afganistan.
Në një intervistë për gazetën e madhe austriake "Die Standard", ministri austriak i Mbrojtjes, Norbert Darabosch deklaroi se Austria është një shtet sovran, që vendos vetë se ku do t'i dërgojë ushtarët e saj.
Ai shtoi se Austria është e gatshme të marrë më shumë përgjegjësi në një vend tjetër, duke përfshirë këtu edhe Ballkanin. Ndërsa, për momentin në Afganistan gjenden vetëm tre oficerë austriakë.Darabosch theksoi se vendi i tij do ta zmadhojë praninë në Bosnje-Hercegovinë nga 150 në 230 ushtarë dhe oficerë duke kompensuar tërheqjen e ushtarëve nga vendet e tjera.