Austria shprehet kundër qëndrimit pro, sa i takon marrjes së statusit kandidat për Serbinë, në lidhje me situatën e krijuar së fundmi në Kosovë.


Në lidhje me këtë çështje ka reaguar Ministri i Punëve të Jashtme të Austrisë, Michael Spindelegge, i cili ka deklaruar: Austria ka qenë gjithmonë një zë pro për statusin kandidat të Serbisë, por pas zhvillimeve të fundit, Austria ka një qëndrim tjetër.


Spindelegger, theksoi se në tavolinën e Ministrave të Jashtëm të BE-sëka hedhur një propozim kompromisi, i cili vë në provë statusin kandidat të Serbisë.


Vetëm nëse Serbia në mënyrë të besueshme arrin të bindë vendet e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën dhe vetëm nëse vërehen përparime të prekshme, Austria do të angazhohet që Serbisë ti jepet statusi i kandidatit në muajin mars të vitit të ardhshëm, ka thënë më tej ai.