Këtë deklaratë ai e bëri gjatë një takimi me ministrin kosovar të Integrimit Evropian, Besim Beqaj. Sipas njoftimit të ministrisë kosovare, në takim u bisedua lidhur me thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit mes Republikës së Kosovës dhe Austrisë, duke u përqendruar në aktivite konkrete në proceset e integrimit evropian të Kosovës.

Z.Siegell theksoi se Austria përkrah procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën dhe angazhohet për perspektivën evropiane të saj. Gjatë takimit u fol edhe për marrëveshjen për ripranim, të cilën duhet ta nënshkruajnë Kosova dhe Austria.