Austria eshte e gatshme te mbeshtese kualifikimin e diplomateve ne aspekte te diplomacise ekonomike. Ministri i Jashtem te Austrise z. Michael Spindelegger pohoi gjate nje takimi me homologun shqiptar Edmond Haxhinasto se eshte i gatshem per te ndihmuar nepermjet Akademise Diplomatike te Austrise. Ne takimin mes tyre jane vleresuar me tej marredheniet shume te mira midis dy vendeve tona ndersa Haxhinasto ka falenderuar homologun e tij per mbeshtetjen e Austrise per procesin e liberalizimit te vizave dhe ne vazhdim per anetaresimin ne Bashkimin Evropian. Bashkepunimi ekonomik ishte nje tjeter teme e diskutimit mes dy homologeve. Ministri Haxhinasto tha se suksesi i projekteve te deritanishme te mbeshtetura dhe te financuara nga Austria eshte nje baze e sigurt per shtimin e investimeve serioze austriake ne Shqiperi ne fusha te tilla si turizmi infrastruktura energjia etj.