Austria arriti një barazim befasues 1-1 me Poloninë, të arritur në minutën 93-të, kur gjyqtari Veb akordoi një penallti, të shndërruar në gol nga Vastic. Golin e për formacionin e Leo Benhakerit e reaizoi brazialini me pasaportë polake, Guerreiro në minutën e 30-të. Smolarek dha një pas Dudkën, i cili gjuan shpejt, topi rikthehet te Guerreiro i cili shënoi me portën bosh. Teksa pritej, që polakët t'i gëzoheshin fitores së parë, Austria fitoi një penallti në minutën e 3-të shtesë. Vastic u tregua u pagabueshëm nga pika e bardhë, duke i dhënë edhe pikën e parë vendit organizator e duke i mbajtur në lojë. Në ndeshjet e fundit Austria pret Gjermaninë, ndërsa Polonia do të luajë me Kroacinë tashmë të kualifikuar.