Së paku 13 persona kanë mbetur të vrarë dhe 15 të tjerë u plagosën , nga ndeshja përplasja e një kamioni dhe autobusi. Aksidenti ka ndodhur afër qytetit Zainsk në rajonin Tatarstan të Rusisë.
Policia lokale ka njoftuar se aksidenti i rëndë ka ndodhur sot në orët e para të mëngjesit.
Autoritetet thanë se autobusi ishte përmbysur dhe e kishte përfshirë flaka, pas përplasjes me kamionin.
Në rajonin Tatarstan sot është shpallur ditë zie për viktimat e këtij aksidenti.
/Oranews.tv/
Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tv në Facebook dhe në Twitter