Nga Express më 15 janar 2011 në ora 20:12

Ambasadori amerikan në Shkup, Philip T. Reeker, është emëruar në për zëvendës-ndihmës sekretar të SHBA për Evropë.



Reeker është emëruar në vend të zëvendës-ndihmës sekretarit aktual, Tom Countrymen.



Ambasada amerikane në Shkup ka njoftuar për kohën e fillimit të detyrës së re të Reeker do të fillojë detyrën e re në Washington, megjithëse mësohet se ai do të largohet nga detyra e ambasadorit para përfundimit të mandatit të tij trevjeçar, që skadon në vjeshtë të këtij viti.



Philip Reeker është ambasadori i pestë amerikan në Maqedoni, që nga pavarësimi i vendit.



Në fund të viteve të 90’ta dhe gjatë luftës në Kosovë, Reeker ka kryer detyrën e zëdhënësit të Ambasadës së SHBA në Shkup.