BALLSH- Fshatrat e Ballshit kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të një avarie të rëndë në nënstacionin e Drenovës.

Mësohet se avaria është shkaktuar nga një zjarr i madh që ka rënë në nënstacion, ndërsa ende nukdihen shkaqet e zjarrit.

Zjarrfikëset kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të lokalizuar flakët ndërsa skuadra e riparimit të avarive pritet të nisë nga puna për rikthimin e energjisë.

Ende nuk dihet sa do të zgjasin këto punime dhe për sa orë do të mungojë energjia në fshatrat e Ballshit të cilat janë zhytur në terr.
(e.n/BalkanWeb)