Ministri i Financave, Avdullah Hoti ka thënë se qeveria Mustafa është duke punuar me dinamikën e duhet për t’i zbatuar premtimet e dhëna për katet vjet të qeverisjes. Ai në një intervistë për Epokën e Re, thotë se koalicioni PDK-LDK ka filluar qeverisjen me mandat të qartë dhe program të detajuar.




Hoti ka treguar se janë duke punuar në strategjinë kombëtare të zhvillimit, e cila, sipas tij, do të jetë shumë më konkrete sa ju përket masave dhe aktiviteteve që do të ndërmerren për t’i realizuar objektivat qeverisëse. Sipas tij, politikat fiskale që do të ndërmarrë Qeveria gjatë këtij viti do të japin efekte në invesimtime dhe punësim.

AdPlatformZone = {id: "549fcab82",format: "410x0"};


Hoti ka theksuar se nënshkrimi i marrëveshjeve për kredi me institucionet financiare do të hapë mundësi për një zhvillim më të shpejt ekonomik të Kosovës, rritje të shpejt të punësimit dhe integrim në tregjet rajonale dhe evropiane. /Indeksonline/