Ministri i Financave, Avdullah Hoti, ka thënë se Rexhep Qosja vazhdimisht ka qenë i tmerruar nga Kryetarët e LDK'së, duke filluar nga Rugova e tash edhe me Isa Mustafën.

Ai ka thënë se për moshën që ka Qosja duhet të ishte më i urtë por faktet po e tregojnë të kundërtën.

"Rexhep Qosja qenka tmerruar shume here sot. Ne fakt, ai gjithmone eshte 'tmerruar' ne menyre patologjike nga te gjithe kryetaret e LDK-se, duke filluar nga Rugova qe e kishte koleg ne Institutin Albanologjik dhe tash nga Kryeministri i vendit dhe Kryetari i LDK-se Isa Mustafa.

Ne moshen qe ka Qosja, zakonisht njerezit behen me te urte, ndersa tek ky po ndodh e kundërta", ka shkruar Hoti.