TIRANE- Pas mese 9 vitesh si komisioner prane Avokatit te Popullit Skender Haluci vendosi te jape doreheqjen nga institucioni dhe prej dy javesh i eshte rikthyer drejtesise duke pranuar detyren e gjyqtarit. Ne nje interviste per Shqiptarja.com z. Haluci shprehet kunder menyres se perzgjedhjes se kandidaturave
Z.Haluci cili eshte mendimi juaj per listen e kandidateve per kryetar te Avokatit te Popullit
Ne liste ka shume emra te personave qe kane kontribute ne fushen e mbrojtjes se te drejtave te njeriut. Mua me habit fakti i rinkandidimit te ish-Avokatit te Popullit Ermir Dobjani sepse ai ishte ne krye per 10 vite ka dhene cfare ka patur mundesi.
Vec kesaj eshte begraundi i tij problematik si ish-funksionar i larte ne sistemin e drejtesise ne kohen e diktatures. Por edhe ne fund te fundit nuk mund te rrije nje person gjithe jeten ne krye te nje institucioni.
Ju keni punuar gjate te Avokati i Popullit. Si ka qene performanca e ketij institucioni
Institucioni i Avokatit te Popullit ka krijuar nje emer te mire gjate 10 viteve te shkuara dhe nuk varet vetem nga titullari i tij. Ka patur nje staf te pergatitur juristesh qe kane dhene kontribut. Une kam punuar prej 9 vitesh te Avokati i Popullit. Nuk mund te mos them se ish-Avokati i Popullit e ka perdorur per interesat e tij personale karrieres dhe emrit te tij punen e stafit. Gjate fushates per perzgjedhjen e Avokatit te Popullit ai ka perdorur institucionin per te bere lobing me punesimet me familjare dhe ata njerez qe kishin akces ne grupet politike dhe nje pjese e stafit vinin nga ajo pjese me lidhje ne politike.
Si ju duk menyra e perzgjedhjes se kandidaturave per Avokatin e Popullit
Aty u tha maxhoranca ia le opozites zgjedhjen e Avokatit te Popullit. Une tani pyes Po maxhorancees kush ia ka lene te drejten per tia lene opozites Eumlshte nje procedure e qarte ne ligjin per Avokatin e Popullit se si zgjidhet ai. Kete kompetence nuk e ka as maxhoranca as opozita. Pretendentet per Avokatin e Popullit duhet te paraqesin dokumentacionin dhe kerkesat prane Komisonit te Ligjeve ne Kuvend dhe ai me pas ai paraqet Kuvendit. Ligji per Avokatin e Popullit votohet me shumice te cilesuar dhe eshte nder ligjet e mira. Duke patur parasysh bashkepunimin mes dy partive kryesore une mendoj se njera nga keto kandidatura do te kaloje ne parlament dhe institucioni do te kete nje titular.
Ju ishit si perfaqesues i shtreses se te perndjekurve te Avokati i Popullit. Sa eshte rehabilituar kjo shtrese
Absolutisht jo madje procesi eshte ne fazat fillestare. Ai eshte i paperfillshem. Per mua komponenti kryesor nuk eshte rehabilitimi ekonomik por ai politiko-shoqeror sepse kjo e ka vuajtur me shume se te gjitha shtresat rregjimin komunist. Mendoj se do te ishte mire qe ne krye te institucionit te Avokatit te Popullit te mos ndikonte as opozita as pozita por me ane te konsensusit te vihej nje perfaqesues nga shtresa e te perndjekurve qe vuajti me shume se te gjitha shkeljen e te drejtave te njeriut gjate rregjimit komunist.