Avokati i Popullit, Igli Totozani


Qeveria daneze ka financuar një projekt në vendin tonë duke forcuar strukturën e Avokatit të Popullit.


Projekti me vlerë rreth 1.5 milion euro do të mundësojë forcimin pozitën e  Avokatit të Popullit në vendin tonë, duke hapur zyra nëpër qytete të ndryshme për ti ardhur më afër shqetësimeve të qytetarëve.


Bëhet fjalë për një projekt mjaft të rëndësishëm gjë që do të ndikojë jo vetëm në forcimin e kapaciteteve të Avokatit të Popullit por edhe në forcimin e kapaciteteve të pushtetit lokal, tha Avokati i Popullit, Igli Totozani.


Që prej dy ditësh ndodhet në Tiranë, Ombudsmani i Danimarkës, Jorgen Steen Sorensesn i cili garantoi mbështetjen e institucionit të Avokatit të Popullit në vendin tonë. /E.L/