Autori i Lajmit: red.
Ngjarjet kryesore të parashikuara për ditën e sotme, e dyta dhe e fundit e samitit të NATO-s janë: Në orën 06:45 GMT, drejtuesit, të cilët vijnë nga bregu gjerman drejt Francës, do të kalojnë urën mbi lumin Rin dhe do të përshëndeten secili prej tyre me Kancelaren gjermane, Angela Merkel, për t u takuar më pas me Presidentin francez, Nikolas Sarkozi, i cili i pret në mes të urës. Në orën 08:00 GMT, mbledhje e Këshillit të Atlantikut Verior, në nivel kryetarësh shteti dhe të qeverive, në Strasburg. Në orën 09:00 GMT, bashkëshortët e liderëve të NATO-s vizitojnë Ircad-in, Instituti i Kërkimit kundër Kancereve të Aparatit Tretës. Në orën 11:00 GMT, pritet një manifestim i madh kundër NATO-s, ku priten të marrin pjesë mijëra persona dhe policia shqetësohet për akte të mundshme dhune. Në orën 10:00 GM, bashkëshortet e drejtuesve të NATO-s, ndër të cilët Mishel Obama dhe Karla Bruni-Sarkozi, vizitojnë katedralen e Strasburgut.

Ky lajm është publikuar: 04/04/2009