Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon, ka deklaruar se Kosova do të jetë temë e diskutimit të tij me zyrtarët më të lartë rusë, gjatë vizitës treditëshe që ai do t'i bëjë Moskës, e cila fillon nesër. Ai tha se do të vazhdojë punën përderisa Këshilli Sigurimit të vendosë ndryshe, ka thënë Ban Ki Moon. Në një intervistë për Radion e Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Moon tha se ka pasur incidente të dhunshme në Kosovë, ndërsa bëri thirrje për përmbajtje dhe maturi. "Tani situata në terren duket e qetë, mirëpo absolutisht është e domosdoshme për bashkësinë ndërkombëtare dhe për palët e interesuara që të jenë të afta ta ruajnë paqën dhe stabilitetin", tha kreu i OKB. Ai ka shtuar se palët duhet të përmbahen nga ndërmarrja e veprimeve të njëanshme që do të mund të përkeqësojnë situatën dhe që mund të nxisin masa të dhunshme.


Gjatë vizitës në Moskë Sekretari Ban Ki Moon do të takoj presidentin Putin, pasardhesin e tij Medvedev, ministrin e Jashtëm Lavrov si dhe liderë të shoqërisë civile. Ndërkaq në Neë York, më 21 prill, Këshilli i Sigurimit i OKB-së, që këtë muaj kryesohet nga Afrika e Jugut, do të diskutojë raportin e Sekretarit të Përgjithshëm mbi Kosovën, si dhe raportimin e shefit të UNMIK-ut, Joachim Ruecker.