ramaKryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Qendrën Spitalore Nënë Tereza.


Ai ka marrë pjesë në inagurimin e njësisë së Shërbimit Neurovaskular (stroke dhe post-stroke), që është shërbimi më i ri i krijuar në Qendrën Spitalore Nënë Tereza, si pjesë e Polit të Integruar të Neuroshkencës.


Rama është takuar atye edhe me disa pacientë, mes të cilëve një person të quajtur Saimir Rama.


Ai vetëm një ditë më parë ndodhej në koma, ndërsa me ndërhyrjen më të fundit është në gjendje të flasë vetë.


Quhem Saimir Rama. Kam punuar shofer gjatë kësaj kohe në Greqi dhe në Gjemani disa kohë. Tani ndodhem pa punë për arsye të sëmundjes së veshkave, dhe tensionit.


Mbrëmë erdha, skam ditur se ku kam qënë fare. Sot jam mirë. Më kanë bërë mirë këto ilaçet. Një staf i mrekullueshëm.


Jo për gjë, por kam qënë nga të parët që i kam sharë, qenkan njisha. I falënderoj shumë se dhe unë isha në gjendje kome, shumë keq. Dje pasdite skam ditur ku kam qënë.


Ajo doktoresha paska qënë çudibërëse se nuk e kisha menduar se do isha në terezi. Tani jam mirë, shpresoj të jem shumë mirë, tha ai, ndërsa kryeministri Rama shkëmbeu disa batuta me të.


Batutat:


Kryeministri Rama: Mbiemri Rama është rastësi?


Pacienti: Rastësi, rastësi.


 Kryeministri Rama: Më thuaj pak i ke sharë shumë përpara?


 Pacienti: Më përpara sa të duash. I falenderoj shumë se dhe unë isha në gjendje kome, shumë keq.


 Kryeministri Rama: Tani jemi në një fazë tjetër dhe realisht që të gjithë ata që marrin shërbim se kanë hall në QSUT, por edhe në spitalet e tjera pavarësisht se në spitalet e tjera kemi ende shumë probleme, janë të kënaqur. Ata që nuk kanë qënë në spital dhe nuk e dinë se çfarë ka ndodhur vazhdojnë shajnë e shajnë se skanë faj se kanë patur situata të ndërlikuara në të kaluarën.